E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona përmbys Atletikon

Barcelona ju imponua edhe nje here tjetër Atletikos se Madridit per ketë sezon, duke fituar kete radhe ne Champions League ne takimin e pare çerekfinale me rezultatin 2-1. Shifra ketë radhe ndoshta te pranueshme per madrilenet qe shpresojnë përmbysjen, duke pare edhe golin e shënuar ne fushën kundërshtare. Një beteje e vërtete ne Kamp Nou me protagonistin kryesor Fernando Torres qe i dha gëzimin, por edhe hidhërimin skuadrës se Diego Simeones. El Ninjo kaloi ne avantazh skuadrën e tij ne minutën e 25, por 11 minuta me vone e pa veten jashtë fushe pas dy kartonëve te verdhe, por ndërhyrje qe edhe mund te evitoheshin. Gjithsesi ne Spanje, polemikat ishin te pashmangshme për gjykimin e arbitrit gjerman, jo vetëm ne rastin e Torres, por edhe 6 kartonave te verdhe per Atletikon, duke e etiketuar Barcelonën, si skuadra qe ne Champions ka luajtur me shume ndaj kundërshtareve te mbetur me 10 lojtare. Një tablo krejt tjetër per Barcelonën ne pjesën e dyte, qe ndryshe nga me pare u tregua qe ne fillim mjaft agresive dhe pas traversës se Neymar, por edhe disa rasteve te pastra gjeti golin e barazimit me Luis Suarez ne minutën e 63. Ishte përsëri El Pistolero qe ne minutën e 74 kaloi per here te pare ne avantazh vendasit, duke i dhëne fitoren Barcelonës. Ne takimin tjetër, Bajernit i mjaftoi nje rezultat minimal 1-0 qe ne fillim ndaj Benfikes ne “Alianz Arena”. Autori i golit te vetëm ishte Vidal ne minutën e dyte te takimit. 20 minutat e para shume te forta per vendasit, por pasi arriti t’i bënte balle presionit Benfika u shfaq mjaft agresive ne pjesën e dyte dhe mund te kishte gjetur rrjetën, te paktën ne dy raste me brazilianin Jonas.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë