Barcelona nuk mundi dot ti gëzohej maksimalisht fitores 4 me 2 ndaj Sevilles që e çoi të vetme ne krye te La Ligës.

 

Arsyeja ishte shumë me e fortë sesa kaq. Skuadra humbi shërbimet e Leo Messit, yllit dhe njëkohësisht kapitenit të saj i cili la lojën shumë shpejt pas një dëmtimi të rëndë në krah. “Pleshti” do të mungojë 3 javë cka do të thotë, mungese në El Clasico në fundjave dhe për më teper jashtë dy ndeshjeve decizive ndaj Interit sidomos për vendin e parë në grupin B të Uefa Champions League.

 

Është e vërtete që Barcelona është një skuadër me shumë kualitet në fazën ofensive edhe në mungesë të argjentinasit me Suarez, Kutinjo e Dembele, por Messi është i pakrahasueshëm për atmosferen që krijon brenda skuadrës dhe sigurine qe ofron keshtu qe do te jete teper interesante te shihet sesi do të sillet skuadra pa të në , Camp Nou këtë të mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *