Edhe Barcelona është fare pranë kualifikimit në Champions, pasi u ngjit në kuotën e 9 pikëve falë suksesit të radhës 2 me 1 ndaj Shaktar Donjec.

 

Protagonist i ndeshjes ishte Ferran Torres, autor i dy golave.

 

Sukses edhe për Porton që u ngjit në kuotën e 6 pikëve pasi mundi me përmbysje Atverpin në Belgjike 4 me 1.  Tek vendasit luajti titullar Arbnor Muja, sulmuesi kuqezi i ndëshkuar me të verdhë në minutën e 71.

 

Grupi E konfirmohet i fortë dhe i ekuilibruar, sidomos falë fitores së bukur të Fejenord ndaj Lacios 3 me 1.

 

Holandezët u konfirmuan makthi i italianëve pasi e kishin eleminuar skuadrën e Sarrrit edhe vitin e kaluare nga Europa League.

 

Heroi i ndeshjes ishte bomberi i skuadrës Gimenez. Surprizë edhe në Skoci, ku Celtic ndali Atletico Madrid në një barazim me gola 2 me 2. Në krye është Fejenoird tashmë me 6 pikë, ndjekur nga  spanjollët me 5 pikë, Lazio 4 dhe Celtik 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *