Humbja 3-0 ndaj Bayern Mynihut në Champions League duket se nuk është kapërcyer nga katalanasit, që vijojnë me rezultatet e dobëta në fushë.

Këtë herë skuadra e Kuman nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1në shtëpi  ndaj Granadës, duke e thelluar kështu edhe më shumë krizën që kjo skuadër po kalon.

Dueli nisi në mënyrën më të keqe për Barcelonën,  që  u ndëshkua që në minutën e dytë  me Duartë . Një gol që vështirësoi edhe më shumë lojën e Kuman që nuk po reagonte dot.

Pjesa e Pare u mbyll me fitoren minimale të miqve, ndërsa në të dytën  katalanasit u zgjuan disi me Depaj apo De Jong, por asnjëri nuk kishte saktësinë e duhur. Kur të gjithë mendonin se gjithçka kishte përfunduar ishte Araujo, që me golin e tij në minutën e 89-të shpëtoi skuadrën nga disfata e radhës.

Një barazim që rrezikon edhe më shumë stolin e Kuman tek Barcelona  pasi menjëherë kanë qarkulluar lajme lidhur me zëvendësuesin e tij. Nga ajo çfarë shkruhet në mediat spanjolle ultimatumi i presidentit Laporta ndaj trajnerit holandez për 9 pikë në 3 tri ndeshjet e radhës ka mbaruar që këtë takim dhe në lojë janë lakuar emra si Pirlo, Konte apo Cavi. Megjithatë çdo gjë mbetet për tu parë.

Aktualisht Barcelona pozicionohet në vendin e shtatë me 8 pikë në 4 ndeshje të luajtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *