Nga parajsa ne ferr. Kështu mund të konsiderohet kjo javë për Barcelonën, e cila pas përmbysjes fantastike në Champions League ndaj PSG, e mbyll në mënyrën më të keqe duke u mundur në La Liga nga Deportivo La Korunja. Skuadra e trajnerit Luis Enrike ra në Riazor përballe një kundërshtari që kishte 9 vjet që nuk fitonte ndaj skuadrës Blaugrana. Sforcimi në mesjave në aspektin fizik në Evropë i dha efektet kundër Deportivos, pasi ekipi u duk u sfilitur përballe vendasve aq më tepër që ndeshja u luajt ne mes të një rrebeshi shiu që ia vështirësoi edhe më shumë punën Barcelonës.

 

Të zotët e shtëpisë i shpëtuan fillimisht në tre momente golit të miqve përpara se të godisnin në minutën e 40 me anë të Joselu. Një gol që kapi ne befasi Barcelonën, e cila e mbylli pjesën e parë me humbje. Megjithatë miqtë e nisën shkëlqyeshëm pjesën ë dytë duke barazuar shumë shpejt ndeshjen me Suarez. Aktivizimi i Rakitiç dhe Iniestes në këtë pjesë duket sikur do t’i jepte me shumë cilësi Barcelonës, por Deportivo la Korunja befasoi sërish duke shënuar golin e dytë dhe te fitores me Bergantinjos me kokë në minutën e 74. Në këtë mënyre, katalanasit bëjnë një hap fals në luftën për titullin kampion përballe Realit të Madridit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *