Barcelona ka siguruar një fitore të thjeshtë përballë Real Valadolid në Camp Now. Të besuarit e Ksavi Hernandes me në krye Robert Levandovskin realizuan 4 herë në portën e Masip. Siparin e golave e hapi Levandovski në minutën e 24, ndërsa spanjolli Pedri dyfishoi shifrat pak para se të mbyllej pjesa e parë.

 

E dytë ishte sinonim i të parës ku polaku realizoi të tretin për blaiugranat dhe të dytin personal. Për ti vendosur kapak takimit mendoi Serg Roberto i cili në kohën shtesë realizoi golin e katërt. Kjo ishte një ndeshje mjaft e mirë për Blaugranta, të cilët javën e ardhshme do të udhëtojnë për në Seville.

 

Edhe Reali i Madridit arriti të mposhtë Espanjol në transfertë falë golave të Benzema, i cili udhëhoqi Realin. Rezultatin e zhbllokoi braziliani Vinicius në minutën e 12 pas dominimit të madrilenëve, por para shtesës së parë Joselu barazoi shifrat për Espanjol duke i dërguar skuadrat në pushim në barazim.

 

Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar dhe reali kaloi në avantazh vetëm në minutën e 88, me të përhershmin Benzema, i cili mendoi për të realizuar të tretin në minutën e 10 shtesë.

 

Me këtë rezultat Reali i Madridit mbetet në krye të tabelës, dhe gati për ndeshjen tjetër të cilën do e luajë me Real Betis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *