E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona mund modestët e Cornella dhe marshon në kupë

Barcelona ka kaluar me vështirësi turin në Kupën e Mbretit pasi mundi 2-0 skuadrën e Kategorisë së tretë Cornella.

Një ndeshje e lehtë në letër për katalanasit por që nuk rezultoi kështu sepse gjithcka u zgjidh në koëhn shtesë.

Dy rastet më të mira erdhën nga pika e bardhë e 11 metërshit , si fillim  Pjaniç e më pas Dembele gabuan përballë heroit të sfidës, Huan Ramirez, duke bërë që dueli të shkonte në kohët shtesë për të përcaktuar aty fituesin.

Aty Dembele nuk fali dhe shënoi që në fillim duke i dhënë sigurinë e munguar teknkut Kuman ndërsa për golin e dytë mendoi Breithuejt, pasi vendasit mbetën me 10 lojtarë në fushë. Kaq mjaftoi që Barcelona të kalonte turin në Kupë dhe të shkoje e qetë në katalonjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë