Barcelona fiton ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes së Uefa Champions League. Katalanasit kanë mundur rivalin kryesor të grupit Juventusin me rezultatin 2-0 në fushën e këtyre të fundit.

Ishte një përballje e dominuar nga djemtë e Koeman. Ai që shënoi për Barcelonën ishte francezi Dembele, pas një goditjeje nga jashtë zone i ndihmuar edhe nga një devijim për të shënuar golin e avantazhit. Ndërkohë, Juventus ka shënuar dy herë me Moratën, por janë anuluar për pozicion jashtë loje.

Një pjesën e dytë, Barcelona pati ndeshjen nën kontroll. Në minutën e 85, gjithçka u bë më e lehtë, pasi turku Demiral la ekipin bardhezi me 10 lojtarë. Në minutat shtesë të takimit nuk mund të mungonte Leo Messi, i cili ka shënuar me anë të penalltisë duke mbyllur takimin në 2 me 0.

Me këtë fitore, Barcelona merr kreun e grupit me 6 pikë, duke lënë pas rivalin kryesor Juventus.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër të grupit, Ferencvaros i Uzunit ka marrë pikën e parë në grup falë një barazimi 2 me 2 në minutat e fundit ndaj Dinamo Kiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *