E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 8 minuta më parë
Sport

Barcelona mposht 4:0 PSV, Inter përmbys Tottenhamin

Kanë përfunduar ndeshjet e para të kompeticionit Uefa Champions League në grupin B. Barcelona fiton lehtësisht ndaj hollandezëve të PSV-së me rezultatin 4-0.

 

Golat për Barcelonën u shënuan nga Lionel Messi me një tripletë të tij në minutat 32’, 38’ dhe 88’ dhe Ousmane Dembele në minutën e 75’.

 

Reklamë

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të vlefshme për grupin B Inter ka përmbysur Tottenhamin me rezultain 2:1 në minutat e fundit të lojës.

 

Ishin londinezët të cilët kaluan të parët në avantash në minutën e 53’ me anë të Christian Eriksen, më pas Mauro Icardi dhe Matias Vecino përmbysën rezultatin në minutat 86’ dhe 90+2’.

 

Në ndeshjet e ardhshme të grupit B, Interi do të udhëtojë drejt Hollandës  ku do të luajë ndaj PSV Eindhoven ndërsa Tottenhami do të presë Barcelonën në shtëpi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë