E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona merr lajmin e madh për Williams

Nico Williams është çështja më e nxehtë në merkaton e verës për Barcelonën. Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës dëshiron t’i bashkohet katalanasve, por kjo lëvizje ishte penguar.

Gjithçka për shkak të rregullave financiara. Barcelona ka probleme të mëparshme, që vazhdojnë ta pengojnë në merkato.

Presidenti i La Ligës, Tebas, ndërkohë i ka komunikuar Laportës që Barcelona ka mundësinë të transferojë tashmë lojtarë pa kufizime. Ky raportim i “Sport” përkthehet ndryshe në rregullin financiar 1:1.

Barça me sa duket ka stabilizuar problemet financiare në momentin që duhej më tepër. Tashmë Atletik Bilbao nuk do i rezistojë largimit të yllit, pasi katalanasit janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë