E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona mendon përfshirjen e një lojtari për të arritur Lautaro Martinez

Lautaro Martinez duket gjithmonë e më shumë larg Inter. Drejtuesit po mendojnë seriozisht tashmë për interesimin e Barcelonës pasi edhe afati i klauzolës për futbollistin mbarojë para pak ditësh.


Argjentinasi ndeshjet e fundit ka treguar një rendiment shumë të dobët dhe është një tjetër arsye se përse Inter ka vendosur ta shes sulmuesin. Ekipi i Milanos kërkon për lojtarin rreth 90 milion Euro por për Barcelonën kjo shifër është e tepruar. Katalanasit po mendojnë që të përfshijnë një nga lojtarët e tyre në këtë transferim.


Ekipi spanjoll po mendon që të përfshijë në këtë operacion brazilianin Philippe Coutinho për një ulje të cmimit. Momentalisht ai është i huazuar në ekipin e Bayern Munich por me sa duket bavarezët nuk kanë në plan të paguajnë klauzolën e lojtarit. Inter-it i ka pëlqyer kjo ide pasi vetë lojtari ka qenë pjesë e zikaltërve në të shkuarën.

Vazhdo të lexosh