Barcelona kalon edhe pengesën e fundit për tu kurorëzuar kampione e Spanjës për këtë sezon.

 

Ne javën e 31 te La Ligës, katalansit munden 2-0 ne kamp nou rivalet e Atletikos dhe tashme e shohin veten 11 pike larg Los Kolchoneros ne vend te pare, kur kane mbetur edhe 7 jave nga fundi.

 

Ne një ndeshje mjaft decizive për kampionatin, vendasit me agresiv se skuadra e Simeones ne vështirësi qe pas 28 minutave loje për daljen me te kuqe te Diego Costes.

 

Me pare Barcelona pranë golit me shtyllën e Jordi Alba apo rasti te Koutinjo. Gjithsesi edhe pse ne inferioritet numerik , me objektivin se ky është shansi i fundit, madrilenet rezistuan duke e mbyllur pjesën e pare me rrjeta te paprekura.

Por ne pjesën e dyte Leo Messi mori situatën ne dore ndërsa portieri Oblak u be disa here shpëtimtar i portës.

 

Gjithsesi slloveni u detyrua te dorëzohej ne minutën e 85 pas gjuajtjes se Suarez. Për Il Pistolero goli me numër 20 ne kampionat.

 

Dy minuta me vone Leo Messi dyfishoi shifrat duke mbyllur praktikisht takimin .

 

Humbje për Atletikon qe tashme ndjen presionin e Realit me vetëm dy pike diference.

 

Nga ana e tyre skuadra e Zidan fitoi ne Santiago Bernabeu 2-1 përballë Eibar.

 

Basket e mbyllen pjesën e pare ne avantazh fale golit te Cardona por ishte Karim Benzema qe shpëtoi nderin e madrileneve duke përmbysur shifrat ne te dytën me dopieten e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *