E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona – Juventus, sot ora 20:45 ne Vizion Plus

Magjia e Uefa Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje ne Vizion Plus dhe Tring me dy sfida te tjera te jashtëzakonshme, te cilat do te nxjerrin gjysmefinalistet e fundit te turneut prestigjioz. Ne “Kamp Nou” akti i dyte mes Barcelonës dhe Juventus me këta te fundit pas gjysmëfinaleve te 12-ta ne historinë e tyre.

 

“Zonja e Vjetër” e avantazhuar pas fitores 3-0 ne takimin e pare, por katalanasit e kane treguar se mund te përmbysin shifrat si ne rastin me Paris SG. Tekniku Luis Enrike do te kete ne dispozicion Mascerano, Arda Turan dhe Metju ndërsa rikthehet ne mesfushe pas skualifikimit Serxhio Buskets. Ne kampin kundërshtar trajneri Alegri do te hedhe ne fushe te njëjtin formacion si te nje jave me pare qe arriti atë fitore te jashtëzakonshme kundër spanjolleve.

 

Reklamë

Dybala ka hequr çdo dyshim per nje dëmtim te mundshëm ndërsa është stervitur si zakonisht me grupin. I vetmi balotazh është ai mes Dani Alvesh dhe Lihtshtainer ne fazën mbrojtëse.

 

Per trajnerin e Juventus skuadra nuk duhet te mbroje rezultatin ne kete ndeshje, por edhe duhet te sulmoje per te gjetur rrjetën, duke shfrytëzuar pikat e dobëta te kundërshtarit. Nga ana tjetër, Luis Enrike është tepër optimist per një përmbysje. “Jemi ne gjendje te bëjmë edhe tre gola ne tre minuta”, – ka reaguar trajneri spanjoll. “Është me e lehte se ndeshja me Parisin sepse duhet te bëjmë nje gol me pak dhe arma me e fuqishme e katalanasve është “Kamp Nou”.

 

Ne takimin tjetër, Monako pret ne “Luigji Dyte”, Borusia Dortmund. Skuadra e principatës surpriza e këtij sezoni me performancen e saj jashtë çdo parashikimi, arriti te fitonte ne Gjermani 3-2 duke qene shume pranë kualifikimit. Per francezet do te mungoje Fabinjo i skualifikuar dhe Sidibe, Boshilia dhe Karijo te dëmtuar. Ne kampin kundërshtar ,Tomas Tuhel qe beson ne nje përmbysje nuk do te kete shërbimet e spanjollit Bartra, Mario Gotze dhe Andre Shurrle.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë