Barcelona i përgjigjet Realit

Barcelona iu kundërpërgjigj Realit te Madridit ne javën e dyte te kampionatit spanjoll, duke fituar ne fushën e vështirë te Athletic Bilbaos me rezultatin 1 me 0. Për pasoje, kampionet ne fuqi te La Liges, kryesojnë me pike te plota 6, pas dy javëve te para se bashku me rivalin e madh Real Madrid dhe surprizën e bukur Las Palmas. Sfide e vështirë per katalanasit ne ferrin Bask te San Mames teksa ne përgjithësi ekipi nuk është se ka shkëlqyer, ndërsa mbrojtja serish ka treguar disa paqartësi. Miqtë e zhbllokuan shume shpejt sfidën qe ne minutën e 21 ne një aksion me protagonist Messin e Luiz Suarez, te cilët shërbyen turkun Arda Turan, krosimi i te cilit u shfrytëzua mjaft mire nga Rakitiç qe shënoi golin e avantazhit. Ne pjesën tjetër te ndeshjes edhe Bilbao pati shanset e veta per te shënuar sikurse katalanasit humben raste te mira me Suarez dhe Messin.

Monaco ndëshkon PSG

Ne France, ndeshja big e javës se 3 Monaco vs PSG eshte fituar nga vendasit me shifrat 3 me 1. Fusha e ekipit te principatës konfirmohet problematike per parisienët, te cilët humbjen e fundit ne kampionat e kishin pikërisht ne Monako me 20 mars te këtij viti. Ndeshja nga vendasit u zhbllokua shume shpejt qe ne minuten e 13. Krosim nga e djathta e Sidibes dhe portugezit Mutinjo ne te djathte, kalon ne avantazh te tijtë. Ne fund te pjesës se pare, Kevin Trap nxjerr nga rrjeta per here te dyte topin. Këtë here Monako shënon nga pika e bardhe e penalltisë me ane te Fabinjos. Ne pjesën e dyte, PSG shkurton diferencat me një gjuajte me koke te Kavanit dhe provon me te gjitha mënyrat te barazoje po e pëson ne fund ne nje kundërsulm kur Serxh Aurie shkakton nje autogol. Pas javës se trete, kampionati kryesohet nga Monako, Guikamp dhe Nica me nga 7 pike ndërsa PSG ka 6 pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *