Robert Levandoski është tashmë lojtar i Barcelonës.
Negociatat mes katalanasve dhe Bayernit janë përshpejtuar ,dhe këtë të shtunë polaku do të mbërrijë në Barcelonë. Sipas mediave spanjolle ,operacioni do të mbyllet për 45 milion euro plus 5 milion bonuse .
Lojtari ka pasur një presion ditët e fundit që Bayerni fillimisht të pranonte ofertën. Sulmuesi polak kishte kohë që i kërkonte gjermanëve të largohej nga klubi pasi deshira e tij më e madh ishte lëvizja te Barcelona.
34-vjeçari ka rënë dakord të nënshkruaj kontratën për 4 sezone me katalanasit. Ndërkohë Barcelona ka prezantuar dhe futbollistin më të ri te skuadrës Raphinha. 25-vjeçari Brazilian u ble nga anglezët e Leeds United .