Tre penallti të dhëna nga gjyqtari nuk i kanë mjaftuar Levantes që të mposhtë Barcelonën në javën e 31 të kampionatit spanjoll.

 

Katalanasit mposhtën 3 me 2 me një gol shtesë skuadrën vendase, duke ruajtur vendin e dytë në klasifikimin e La Ligës, ndërsa Levante mbetet në vendin e parafundit duke rrezikuar seriozisht rënien.

 

Ndeshje mjaft emocionuese në Valencia, me të gjithë historinë të zhvilluar në pjesën e dytë. Në minutën e 52, Morales hapi serinë e golave me një 11-metërsh të shënuar nga vendasit. Katër minuta më vonë Levante fiton një tjetër penallti, por këtë herë Rocxher Marti hipnotizohet nga Ter Shtegen. Xavi vendos të hedhë në fushë dy talentet Gavi dhe Pedri dhe ndryshimi ndjehet menjëherë. Obamejang barazon shifrat pas një goditje të sakte më kokë.

 

Katër minuta më vonë Pedri madje kompleton përmbysjen, duke shënuar golin e avantazhit. E megjithatë emocionet më të mëdha janë të rezervuara për në fund, në minutën e 83, Levante fiton penalltinë e tretë të ndeshjes, të cilën e kthen ne gol. Melero duke barazuar rezultatin e ndeshjes në 2 me 2.

 

U duk një ndeshje e mbyllur këtë, por jo, sepse në minutën e 92 holandezi Luk de Jong shënon me kokë golin e fitores se madhe të Barcelonës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *