Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë këtë edicion në La Liga me një fitore të pastër  4-0 ndaj Vijareal. Skuadra e Kuman bëri çdo gjë mirë në fraksionin e parë të lojës dhe shënoi dy gola brenda pak minutash. E udhëhequr nga Mesi, por me golat vendimtarë të Ansu Fati, Barcelona ja doli të japë sinjale që edhe këtë vit synimi mbetet titulli kampion. Talenti Fati cilësohet shpesh si pasardhësi i Messit dhe lideri i ardhshëm i skuadrës ndërsa shpërbleu dhe besimin e trajnerit Kuman me dy golat e tij .

 

Ndërsa në minutën e 35, Fati  fitoi një penallti që u transformua lehtësisht  në gol nga ylli argjentinas, Leo Messi. Për të vulosur rezultatin e pjesës së parë mendoi Torres që në përpjekje për të devijuar një top të Messit realizoi një  autogol në portën kundërshtare. Fraksioni i dytë i lojës nisi disi më ngadalë megjithatë rastet nuk munguan veçanërisht me Barcelonën. Katalanasit  shpërdoruan disa shanse të arta, por dukej se ishin të kënaqur me fitoren e hipotekuar në 45 minutat e para të sfidës..

 

Më herët në Bundesligë, Bajerni i befasoi të gjithë teksa humbi me rezultatin 4-1 përballë Hofenhajm në transfertë. Lodhja e Superkupës ndikoi jo pak në paraqitjen e bavarezëve që u duken më pak energjik se kundërshtari  ndërsa golin e vetëm të skuadrës e shënoi Kimish në fundin e pjesës së parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *