Barcelona është fituese për here te 28 te kupës se Mbretit ne historinë e saj. Ne “Vicente Calderon” katalanasit munden Seviljen me rezultatin 2-0. Nje beteje e vërtete ajo e Madridit mes dy skuadrave ku nuk munguan kartonët e kuq, tre te tille, por u deshën edhe 30 minutat e shtesës qe skuadra e Luis Enriches te gjente dy here rrjetën. Pas daljes me te kuqe, ndeshja u duk se do te merrte një kthese ne disfavor te Barcelonës, kur Masherano la skuadrën me nje lojtar me pak ne minutën e 36 te takimit. Ne pjesën e dyte pati vetëm nje refren me andaluzit ne kërkim te golit dhe kundërshtarit ne vështirësi pas inferioritetit numerik. Situata u përkeqësua, kur edhe Luis Suarez la fushën e lojës i dëmtuar, ndërsa fati ishte me Barcelonen ne rastin e Krishoviak apo ndërhyrjen ne zone te Dani Alves ne dem te Iborra. Ne minutën e 92 gjithçka u kthye ne baraspeshe kur Banega u largua nga fusha e lojës me te kuqe. Te dy skuadrat ju drejtuan minutave shtese dhe ne te 97-en ndeshja u zhbllokua kur Jordi Alba kaloi skuadrën e tij ne avantazh. Ne fundin e takimit nga skuadra e Unai Emery mbeti me 9 lojtare pas faullit te Daniel Karizo ne dem te Leo Mesit, ndërkohe qe 1 minutën me vone, ne minutën e 122 Neymar sigloi shifrat përfundimtare 2-0. Pavarësisht dështimit ne champions , Barcelona e mbyll sezonin me trofeun e katërt pas La Liga, superkupes europiane dhe botërorit per klube. Gjithsesi edhe per Seviljen nje sezon i paharruar, ku pas triumfit ne kupën e vogël te europes vitin e ardhshëm është pjesëmarrëse ne Uefa Champions League.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *