E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Valencias

Barcelona fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupës së mbretit duke mundur 1 me 0 Valencian në “Camp Nou”.

 

Në sfidën e transmetuar në platformën Tring, ashtu sikurse edhe parashikohej, u vu re një dominim i katalanasve  të cilët provuan dy herë me Messin në pjesën e parë ndërsa rastin me të mirë  katalanasit e patën në minutën 38 kur Suarez nuk arriti të shfrytëzojë në zonë një gjuajte te fortë ne pozicion të priret Iniestës të devijuar nga portieri mik. Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtën pamje.

 

Reklamë

Skuadra e Valverdes përpiqet ti afrohet golit në mënyra të ndryshme ndërsa Valencia mendon pak për sulmin. Messi lëshon sinjalin e parë në këtë pjesë ndërsa një nga gjuajtjet e pakta të miqve me Parehon, gjeti të përgatitur Cillesen.

 

Messi është protagonist absolut i Barcelonës dhe pasi provoi edhe nga një goditej dënimi, në të 67 ishte ai që shërbeu për Suarez që zhbllokoi shifrat. Valencia pati një reagim apatik dhe tentativën e vetme e pati me Coquelin ndërsa katalanasit provuan me Paco Alkasaer dhe Messi të dyfishojnë por në fund u mjaftuan vetëm me një fitore minimale. Sfida e kthimit do të jetë gjithsesi një beteje e bukur ne Valencia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë