El Klasiko shkon për Barcelonën te paktën ajo e zhvilluar ne Majemi te Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne kuadër te turit veror qe skuadrat me te mira te Evropës po zhvillojnë neper bote.

 

Një pjese e pare mes Realit dhe Barcelonës ashtu siç i ka hije ndeshjes me te ndjekur ne glob me plot 4 gola. Messi ka çelur serine e golave vetëm pas tre minutave me një prej depërtimeve te tij brenda zonës ndërsa Rakitic ne minutën e 7 dyfishon shifrat.

 

Por Kovacic dhe Asensio barazojnë gjithçka ne minutat 14 dhe 36 dhe pjesa e pare mbyllet ne barazim. Ne te dytën është Pike qe shënon golin e fitores ndërsa Reali ende nuk ka fituar një takim miqësor këtë vere.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *