Barcelona nuk fal as Malagen ne ndeshjen e javës se 28 te kampionatit spanjoll dhe pret e qete Chelsin e Londrës ne te mërkurën e Championsit.

 

Ne Malaga kane vendosur dy gola te shpejte te Suarez dhe Kutinjos teksa skuadra u përball me vendin e fundit ne renditje pa Messin i cili ishte pranë bashkëshortes qe solli ne jete fëmijën e trete.

 

Uruguaiani Suarez nuk fali ne minutën e 15 kur shfrytëzoi me se miri një krosim te Zhordi Albes nga e majta dhe goditi bukur me koke.

 

Ne minutën e 28 dhurojnë spektakël Dembele dhe Kutinjo qe dyfishojnë shifrat me një gol me finte.

 

Për tu shënuar është kartoni i kuq i Garsias për vendasit pas një ndërhyrjeje te rende ndaj Albes ne pjesën e pare.

 

Barcelona ngjitet ne kuotën 72 pike ndërsa Malaga mbetet ne 13 dhe është thuajse e rene ne ligen e dyte. Ka bere një hap vendimtar Levante e Sadikut per te mos rene nga kategoria teksa ka fituar 0-1 ne fushën e Getafes dhe ruan diferencën 4 pikeshe me Las Palmas qe është ne vendin e 18 qe do te thotë rënie ne Segunda. Ka mjaftuar një gol i Koke për te marre 3 pike te çmuara ndërkohë qe Sadiku është ende i dëmtuar ne fytyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *