Barcelona iu përgjigj fort Realit të Madridit duke fituar ndeshjen e vet të javës së 22 në la liga, kundër Kadizit 2-0.

 

Një sukses që garanton basket të kenë sërish një distancë plus 8 pikë në raport me rivalin e vet historik.

 

Përtej mungesës së një elementi thelbësor si Pedri, dhe përballë një kundërshtari që mbyllej shumë mirë pas, Barcelona bëri lojën e vet duke dominuar mbajtjen e topit dhe duke e kërkuar me qetësi avantazhin. Dy golat e suksesit u shënuan në fundin e pjesës së parë.

 

Fillimisht pas një aksioni të bukur nga e djathta, ishte Serxhi Roberto që me kokë çoi peshë entuziazmin në “Kamp Nou”. 2 minuta më vonë në limitet e kësaj pjese ishte Bomber Polak, që me një të majtë në hyrje të zonës shënoi edhe golin e sigurisë.

 

Me 59 pikë të grumbulluara, dhe vetëm 7 gola të pësuar në 22 javë kampionat, Barcelona është duke ecur me hapa të sigurt drejt titullit kampion.

 

Shumë e rëndësishme edhe fitorja minimale 1 me 0 e Atletico Madrid në shtëpi kundër Atletik Bilbaos. Një sukses i garantuar falë një goli të Grizmen, që forcon pozitat e Los Kolnoceros në garën për zonën Champions.

 

Skuadra e Simeones është e 4 me 41 pikë, dhe me një avantazh 4 pikësh nga Betisi ndjekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *