Ne Spanje, Barcelona dhe Reali i Madridit kane fituar me goleada ndeshjet e vlefshme per javën e 26 te kampionatit. Ne transferten e Eibar, Reali megjithëse pa Ronaldon e Toni Kros ne fushe, e ka mbyllur 1-4 takimin. Ne pjesën e pare dy here Benzema dhe nje here Rodriguez i dhanë nje avantazh komod mbretërove. Asenjo i çoi shifrat ne 0-4 përpara se te shënoje golin e nderit Pena per vendasit. Barcelona ka shkuar edhe me thelle kur mundi 5-0 ne shtëpi Celta Vigon. Mesi ka hapur serine e golave ne pjesën e pare, ndërsa Nejmar ka thelluar shifrat. Ne pjesën e dyte Rakitic Umtiti dhe serish Mesi kane vulosur rezultatin dhe rikthimin e Barcelonës serish ne vendin e pare.

 

Milani është munduar, por ka arritur te marre tre pike te çmuara ne shtepi ndaj Chievos. Ne ndeshjen e vlefshme per javën e 27 Baka shënoi i pari per kuqezinjtë, ndërsa De Guzman barazoi me penallti. Ne minutën e fundit te pjesës se pare Baka humbet nje 11 metersh ndërsa NE pjesën e dyte serish ai i çon shifrat ne 2-1. Ne minutën e 82 Lapadula ben me mire nga pika e bardhe dhe vulos shifrat ne 3-1. Milani ngjitet serish ne zonën e europes ndërsa me mire ka bere Napoli qe duke mundur Romen ne transferte i është afruar asaj ne dy pike. Dy gola te Mertens nga nje ne çdo pjese dhe nje i strotman ne fund per Romen kane sigluar humbjen 1-2 te kryeqytetasve.

 

Liverpol ne Angli mund Arsenalin dhe e parakalon ne renditje. Skuadra e Klop e ka nisur mire qe ne minutën e 9 kur Firmino realizon golin e pare. Ne fund te pjesës se pare dyfishon shifrat Mane. Ne pjesën e dyte  nje gol i Uellbek rihap sfidën, por Vijnaldum ne fund vulos rezultatin ne 3-1.

 

Ne Gjermani Bajerni mund edhe Kelnin ne transferte dhe shkëputet serish ne 7 pike nga Lajpcigu. Ne pjesën e pare shënoi Martinez, ndërsa sapo nisi pjesa e dyte ishte spanjolli tjetër Bernat qe dyfishoi shifrat. Riberi ka vulosur rezultatin ne 3-0. Dortmundi shkatërron Leverkusenin 6-2 dhe i afrohet Lajpcigut ne vendin e trete me 6 pike me pak. Dembele dhe Aubamejang shënuan ne pjesën e pare, ndërsa Volland shkurtoi diferencat me te  nisur e dyta. Por Aubamejang shënon serish teksa Vendell shkurton përsëri diferencën. Me pas nuk ka me histori teksa Dortmundi shënon edhe 3 gola me Pulisic, Shyrrle dhe Gerrero por humbet përsëri regjisorin Marko Rojs te dëmtuar.

 

Ne France Paris Sen Zhermen dhe Nise ecin me te njëjtin hap ndonëse minimalisht. Parisienët mundin Nansine me vështirësi ne parkun e princave fale nje goli te Kavanit me penallti. Ndersa Nisa fiton ne transferten e Dizhon me nje gol te Syprien. Skuadrat barazohen me pike me Monakon me nga 62 teksa këta presin ne principate Nanten.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *