Bayern nuk e fal Barcelonën dhe e dërgon të luajë në Uefa Europa League. Ky ishte lajmi më I rëndësishëm I ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve të Champions League të mërkurën në mbrëmje.

 

Pas afro 2 dekadash katalanasit nuk arrijnë dot të kalojnë përtej fazës së grupeve të Champions League dhe ky është vërtet një lajm që konfirmon më shumë se çdo gjë tjetër situatën e nderë në të cilën ndodhet klubi blaugrana.

 

Humbja 3 me 0 ndaj Bajernit, e bërë e zakonshme këto vitet e fundit, ishte thjesht konfirmimi I asaj që e priste skuadrën e Xavit, e cila në fakt betejën  e vet për kualifikimin e humbi kur nuk mundi dot në shtëpi ndeshjen e kaluar Benfiken. Sa I takon kronikes, duhet theksuar se bavarezët që e mbyllen grupin me pikë të plota 18, luajtën një ndeshje gati gati stërvitore në aspektin e sforcës mentale dhe fizike, por edhe me minimumin e kësaj sforcoje shënuan tre herë me anë të Myler, Sane dhe Musiala.

 

Në sfidën tjetër Benfica nuk I la asgjë rastësisë, pasi mundi 2 me 0 në shtëpi Dinamonen e Kievit, falë golave të Hjaremcuk dhe Xhilbertos duke siguruar kualifikimin .

 

 

Në grupin H, përtej kualifikimeve të mëhershme të Chelsea dhe Juventus, lajm I madh ishte humbja e kreut nga kampionët në fuqi të Chelsea. Londinezët u ndalën në një barazim spektakolar 3 me 3 në Rusi nga Zeniti, falë një goli të shënuar nga rusët me anë të Ozdoev në minutën e 94. Një gol nga I cili përfitoi Juventus që fitoi në shtëpi 1 me 0 kundër Malmo me anë të një goli të shënuar nga Moise Ken.

 

Bardhezinjte e mbyllen grupin me 15 pikë, 2 më shumë sesa londinezet.

 

 

Në grupin G ku luhej gjithçka për gjithçka në ndeshjen e fundit, surprizën e bëri Salzburg që mundi 1 me 0 Sevihjen me anë të një goli të Okafor duke e çuar skuadrën spanjolle në Europa League.

 

Ndërsa e kualifikuara tjetër si kryesuese e grupit ishte Lile, që mposhti 3 me 1 në Gjermani Wolfsburgun.

 

Sfidat u transmetuan në platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *