Barcelona u shpall kampione e Spanjës për herë të 26 në histori.Katalanasit fituan 1 me 0 ndaj Levantes në javen e 35 të La Ligës dhe siguruan titullin para përfundimit të sezonit.

Njeriu i ndeshjes thuajse si zakonisht tek Blaugranat ishte Leo Messi ai i cili në fund ngriti lart edhe trofeun e madh si kapiten i katalanasve.

Sa I takon kronikës së ndeshjes, pas një pjesë të parë ku të zotët ë shtëpisë bombarduan portën e miqve me anë të Suarez, Artur e Kutinjo, trajneri Valverde vendosi të hedhe në fushë në të dytën Buskets dhe Messin të cilët ishin lënë në stol pasi në prag është gjysmëfinalja e champions ndaj Liverpool.

Nuk kaluan shumë minuta dhe “pleshti” pas një këmbëngulje të gjatë të Barcelonës në zonën e Levantes, e dergoi topin në rrjete me një lehtësi të pabesueshme edhe pse mes disa kundërshtareve.

Në vijim disa raste në të dyja portat, me Levanten që ka guximin të sulmojë Barcen, madje I shkon afër barazimit me një shtylle të shqiptarit nga Maqedonia, Enis Bardhi në minutën e 89. Sidoqoftë është mbremja e Barcelonës e cila nis festen në prani të 92 mije tifozeve.

Sukses krejtësisht I merituar pas dominimit të kampionatit nga fillimi deri në fund ndaj dy skuadrave të Madridit. Titulli i 8 në 11 vite ne La Liga tregon shumë..

Tani Messi me shokë kanë përpara shansin për triplet..në kupën e mbretit dhe champions…Kjo skuadër është e aftë të fitojë gjithcka…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *