E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Kosova

Barbadosi njeh Kosovën

Ndërsa duhen edhe 2 ditë që Kosova të festojë 10-vjetorin e Pavarësisë, shteti më i ri në Evropë ka marrë një dhuratë para “ditëlindjes”, duke u njohur edhe nga një tjetër shtet.

 

Barbadosi është shteti i radhës që ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet i Pavarur.

 

Reklamë

Lajmin e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale, Presidenti Hashim Thaçi, ashtu edhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

 

“Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës sonte! Dhurata më e mirë e ditëlindjes për festimet e Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Thaçi në Twitter.

 

Ndërsa Pacolli shkruan “Shumë i kënaqur të njoftoj se Barbados ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Faleminderit kolegut tim Maxine McClean për këtë vendim të marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë