Momente frike ne sfidën e vlefshme te javës se 25 te kampionatit spanjoll mes Deportivo La Corunja dhe Atletiko Madridit. Ne minutën e 85 te takimit Fernando Torres u përplas ne ajër me një nga lojtaret e skuadrës vendase, duke u rene brutalisht ne fushe me koke. Situata u duk mjaft e rende pasi El Ninjo kishte humbur vetëdijen, duke shkaktuar mjaft ankth tek te pranishmit. Ndërhyrja e shokëve te skuadrës ishte e menjëhershme,  ndërsa pas disa minutave u largua me ambulance aty dhe ku u përmend me pas. Sulmuesi i Atletikos u mbajt per gjate gjithë natës nen vëzhgim ne spital aty dhe tashme ndodhet jashtë rizikut per jetën. Persa i përket ndeshjes ne Riazor, ajo përfundoi ne barazim 1-1. Takimi filloi mjaft mire per vendasit, te cilët e panë veten ne avantazh qe ne minutën e 13 fale rrjetës se rumunit Andone. Ne pjesën e dyte, tekniku Simeone beri zëvendësimet e duhura dhe ne minutën e 68 madrilenet gjeten golin e barazimin me Grizman pas nje pasimi nga Karasko. Me ketë barazim, Atletiko e Madridit ngjitet ne vendin e katërt ne renditjen e përgjithshme. Ne takimin tjetër, Sevilja vazhdon te ndjeke këmba këmbës dy ekipet e mëdha te Spanjës ne luftën per titull pas fitores minimale 1-0 ndaj Atletik Bilbao. Ne Ramon Sancez Pizuan, golin e vetëm per andaluzet e shënoi Iborra ne minutën e 14, i cili shfrytëzoi nje penallti te humbur nga Jovetic. Me ketë fitore, Sevilja ngjitet ne kuotën e 55 pikëve, një me pak se Real dhe dy pike larg kryesuesve te Barcelonës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *