Futbolli shqiptar ka pasur kulmet e veta ndërsa të cilët nuk mungojnë edhe disa rezultate historike te klubeve tona.

Njera prej tyre I përket klubit të Tiranës që dikur njihej me emrin “17 nentori”. Bardheblutë barazuan 2 me 2 në “Qemal Stafa” në vitin 1970 kundër Ajax-it të madh të atyre viteve ku luanin yje si Krol apo Neskens.

 

Holandezet shenuan dy gola me te njejtin autor Wim Suurbier por bardheblute ekuilibruan gjithashtu duke shenuar me ane te Kazanxhi dhe Iljaz Cecos.

Ne ate tek “17 nentori” luanin Mema, Zhega, Hyka, Konomi, Frasheri, Dhales etj, nder emrat me te medhenj te atyre viteve.

 

Të merrje një rezultat të tillë kundër superfuqisë së futbollit europian ishte vërtet impresionuese dhe duket se kjo gjë më shumë se këdo, ka bërë nostaligj presidentin Meta.

Kreu I shtetit njoftoi zhvillimin e një ceremonie në presidencë për të vlerësuar ekipin e futbollit “17 nentori 1970” për rezultatin kundër Ajax.

Për të gjithë nostalgjiket, më poshte mund të ndiqni kroniken e ndeshjes dhënë nga televizioni publik për këtë ndeshje të paharrueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *