E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barazim mes grushtash në derbi, të kuqtë i prishin festën në fund bardhebluve

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i kryeqytetit mes partizanit dhe Tiranës. Një ndeshje mjaft e luftuar mes të dyja skuadrave, aq sa u reflektua edhe në fushë, ku nuk munguan as grushtat.

Ishin bardheblutë ata që kaluan të parët në avanatazh në minutyën e 29-të me anë të Ernest. Me rezulatin 1-0 për bardheblutë u mbyll edhe fraksioni i parë i ndeshjes.

Ndërkohë me nisjen e pjesës së dytë “Demat e Kuq” rritën presionin, por arritën të gjenin golin e barazimit vetëm në minutën e 90-të të ndeshjes me anë të Sembene.

Ishte pikërisht goli i barazimit ai që nxhehu gjakrat mes dy kampeve, ku pati dhe përleshje fizike. U desh ndërhyrja stjuartëve që të qetësoheshin gjakrat mes futbollistëve. Ndërsa nuk mungoi as ndëshkimi me kartona të kuq në të dyja kampet.

Reklamë

Pas kësaj sfide Partizani qendron në vendin e dytë me 40 pikë po as sa Vllaznia e cila ka një ndeshje më pak, ndërsa Tirana në vendin e tetë po më pikë të barabarta me Teutën, por me Durrsakët një ndeshje më pak.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë