Leicester dhe Chelsea u ndanë në barazim 2 me 2 në duelin hapës të javës së 25 të kampionatun anglez. Një përballje me arome championsi pasi të dyja ekipet luftojnë fort për pozicionet që të cojnë në kompeticionin më të bukur në botë. “Dhelprat” mbeten në vendin e trete por janë padiskutim skuadra më e kënaqur nga ky rezultat pasi arrijnë të ruajnë distancën 8 pikëshe që kanë nga Chelsea i vendit të katërt.Pas një pjese të parë të mbyllur 0 me 0, e dyta nisi menjehere me emocione pasi blutë e londrës kaluan të parët ne avantazh me anë të Rudiger.Megjithatë kaluan vetëm 9 minuta dhe Bërns barazoi shifrat për të zotët ë shtëpisë. Jo vetëm kaq por Leicester përmbysi shifrat me Ben Çiljuell në minutën e 64.Gjithsesi londinezet rikthyen baraspeshen në minutën e 71 sërish me anë të qëndërmbrojtësit gjerman Rudiger, edhe në këtë rast me asist të talentit Meisen Maunt. Deri në fund nuk ndryshoi më asgjë me skuadrën e Lampard që qëndron në vendin e 4 me 7 pikë diferenca nga Manchester United, ndonëse djajte e kuq kanë një ndeshje me pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *