Subscribe

Ka nisur ndërtimi i strehimeve provizore për 11 familjet e komunitetit rom, të cilave iu dogjën banesat 3 ditë më parë. Përveç ndërtimit të banesave prej druri, Bashkia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë këtij komuniteti me ushqime dhe veshmbathje. Drejtorja e Qendrës Sociale të Bashkisë, thotë se këto baraka janë të përkohshme, pasi në një plan më afatgjatë do të zgjidhet përfundimisht problemi i strehimit të këtij komuniteti.

“Plan, i cili do të synojë , jo vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe fuqizimin e familjeve , krijimin e mundësive për arsimim dhe shërbim shëndetësor. Siç mund ta shikoni, punimet vazhdojnë dhe brenda ditës së sotme këto familje do të largohen nga Qendra Sociale e Bashkisë për t’u strehuar në këto struktura jetese,  baraka me dru, të cilat do të shërbejnë si mënyrë provizore deri në sistemimin e përhershëm të këtyre familjeve.”

Tre ditë më parë në komunitetin rom, në zonën e Shkozës , si pasoje e një zjarri, që përfshiu fillimisht një barake dhe më pas 7 të tjera , 11 familje ngelën pa strehë dhe në kushte shumë të vështira jetese.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *