Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama lajmëron se qeni i tij, Bo, ka ngordhur.

 

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”, Obama shkruan se sot familja humbi “një mik të vërtetë dhe një shok besnik”.

 

“Sot, familja jonë humbi një mik të vërtetë dhe shok besnik. Për më shumë se një dekadë, Bo, ishte një prani e vazhdueshme dhe pozitive në jetët tona, i lumtur që na shihte në ditët tona më të mira, në ditët tona të këqija dhe në çdo moment tjetër. Ai toleroi të gjithë bujën dhe famën që kishte si qenushi i Shtëpisë së Bardhë, lehte fort, por nuk kafshonte, i pëlqente të hidhej në pishinë gjatë verë, i adhuronte fëmijët dhe priste copëza ushqimi rreth tryezës. Ai ishte pikërisht çfarë ne kishim nevojë dhe ishte shumë më shumë se sa ne prisnim të ishte. Do të na mungojë shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *