Subscribe

Fshati Ferr-Shkopet në Bashkinë e Kurbinit vuan mungesën e infrastruktures prej 30 vitesh.

Të lodhur nga pritja e gjatë dhe premtimet e pambajtura nga autoritetet, ata vendosën të ndërhyjnë vetë.

 

Banorët I mblodhën fondet  dhe nisën shtrimin e rrugës me beton.

 

Kjo sipas tyre, është më mirë sesa mashtrimet e vazhdueshme për asfaltimin e vetëm 1.3 kilometrave rrugë.

 

Por rruga nuk po bëhet pa sakrifica. Dikush ka marrë borxh e dikush tjetër është detyruar të shesë bagëtitë.

 

Drejtuesit e njësisë administrative vetëm kanë ndjekur si spektatorë punën e banorëve, duke u justifikuar me mungesën e fondeve për ndërhyrje.

 

Fshati Ferr-Shkopet ka 300 banorë dhe gjendet në veri të Bashkisë Kurbin, fare pranë aksit kombëtar Milot – Burrel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *