Rreth 1000 punonjëse të fabrikës së peshkut “Rozafa” në Elbasan i janë pergjigjur shqetesimit të ngritur nga banorët e Labinot Fushe gjate ditëve të shkuara ku të indinjuara ato u shprehën se një grup i vogël banorësh të kësaj zone janë duke akuzuar padrejtesisht pronarin e këtij biznesi dhe si rrjedhoje kanë shkaktuar edhe shqetesim të vazhdueshëm tek to.
Lidhur me akuzat e banorëve te Labinotit në lidhje me pronën e tyre u pergjigj kryetari i njësisë administrative Astrit Hazizi.
Përsa i përket ndotjes që pretendohet nga banorët që mbetjet derdhen në lumin Shkumbin administratorja e firmës sqaron se ato janë të padëmshme dhe vendi ku bëhet derdhja është në pronësi të firmës dhe kjo është zgjidhje momentale.
Nga ana e tij biznesmeni Gjergj Luca i citon këto “sulme” si politike për të dëmtuar imazhin e një biznesi i cili është duke ndihmuar mijëra njerez.





