E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Banorët, peticion për shkollën: Të ndalen protestat në Kodër Kamëz

Qindra banore e simpatizantë te Partisë Demokratike i janë drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha me nje peticion, me ane te cilit shprehin indinjatën e tyre ndaj protestave kundër ndërtimit te shkollës ne Kodër Kamez.

 

Banoret thonë se shkolla do t’ju shërbeje 30 mije banoreve dhe është kërkuar pikërisht nga ata ndërtimi i kësaj shkolle, pasi fëmijët e tyre detyrohen te udhëtojnë me kilometra deri ne shkollën me te afërt. Te indinjuar, banoret e Kodër Kamzës kërkojnë qe t’u jepet fund protestave dhe t’i hapet rruge ndërtimit te shkollës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë