Subscribe

Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë me 26 nëntor , bashkia e Tiranës urdhroi heqjen depozitave të ujit nga tarracat deri me  30 janar.

Banorët e ketij pallati 10-katësh në kryeqytet  duket se e kanë zbatuar menjëherë urdhërin. Ata filluan heqjen e depozitave të ujit me shpenzimet e tyre.

Banorët që janë në proces të vendosjes e depozitës së përbashkët të ujit  thonë që është zgjidhja më e mire  edhe pse kostoja është shumë e lartë .

Ndërsa në një pallat 6 katësh në qendër, qytetarët i kanë vendosur depozitat e ujit në hyrjen e pallatit . Por kjo ka sjellë shqetësim për banorët e katit të parë të cilëve iu duhet të jetojnë cdo moment të ditës me zhurmat e pompave.

Të tjerë qytetarë thonë se nuk e kanë zbatuar akoma urdhrin e bashkisë pasi mund të mbeten pa ujë.

Mijëra familje në kryeqytet duhet te heqin përkohësisht depozitat të ujit deri sa ekspertet të verifikojnë qëndrueshmërinë konstruktive te tarracës.

Alarmi u ngrit për shkak se pesha e madhe e depozitave krijoi probleme në disa objekte gjatë lëkundjeve të forta të tërmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *