E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Banorët, në pallatet e pasigurta: E kishim të pamundur zhvendosjen

Shembja e pallateve në Thumanë, duke lënë pas shumë njerëz të vdekur, ka ngritur dyshimet mbi rrethanat e kësaj tragjedie: përse familjet ndodheshin në këto banesa ndërkohë që ato ishin dëmtuar edhe nga tërmeti i 21 shtatorit?

 

Vizion Plus ishte në familjen Gjokola, e cila jeton vetëm pa metra larg ndërtesave të shembura. Apartamenti është në katin e peste te pallatit dhe është rrënuar plotësisht.

 

Reklamë

Kujtim Gjokola thotë se bashkia e Krujes e ka njoftuar një vit më parë për rrezikun mund t’i vinte nga banesa, por pa ju lënë asnjë dokument vërtetues për këtë gjë. Pas kësaj, ai thotë se e kishte të pamundur të merrte kredi për të blerë një shtëpi tjetër

 

Ne një pallat tjetër aty pranë jeton familja Koka. E moshuara Bukurie Koka pranon të ngjitet në shtëpinë e saj në katin e trete, që tashmë është e dëmtuar e mund të rrezikojë rrënimin.

 

I biri i Bukuries, Mentor Koka i cili ka banesën ngjitur me te ëmën, tregon për rrezikun e hershem, edhe pse para një viti mori certifikatën e pronësisë. Ndryshe nga familja Gjokola, Mentori thotë se bashkia nuk e kishte njoftuar asnjëherë për rrezikun qe mund ti vinte nga tërmeti.

 

Zyrtare te bashkisë se Krujës nuk pranojnë të japin një përgjigje nëse ishin në dijeni të shkallës së dëmtimit të pallateve nga tërmetet e kaluara si dhe për rrezikun që mund tu vinte nga lëkundjet e tjera. Po ashtu, ata refuzojnë të flasin se përse familjet janë lënë të banojnë në objekte të pasigurta.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë