E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Banorët kundër projektit “TID”, familjet e qendrës historike në Durrës protestojnë para Kryeministrisë  

Pas disa ditësh proteste përpara Bashkisë së Durrësit, banorët e zonës historike të qytetit u mblodhën këtë të premte në Tiranë, përpara godinës së Kryeministrisë.

Ata kundërshtojnë vlerën e shpronësimeve të parashikuara në kuadër të projektit “TID Durrës” dhe kërkojnë që pushteti vendor të ndërpresë menjëherë procedurat që, sipas tyre, prekin 74 familje.

Reklamë

Në mbështetje të kauzës së tyre, qytetaret kanë firmosur një peticion kundër shpronësimeve, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe me vlera shumë të ulëta.

Kundërshtitë e banorëve janë dërguar edhe në Gjykatën Administrative dhe në SPAK.

Megjithatë, kërkesa për sigurim padie është refuzuar nga gjykata, ndërsa SPAK e ka përcjellë çështjen për shqyrtim në gjykatë.

Prej më shumë se një muaji, përfaqësuesit e 74 familjeve kërkojnë  pezullimin e menjëhershëm të projektit, i cili, sipas tyre, parashikon shembjen e shtëpive për ndërtimin e hapësirave të gjelbra dhe lulishteve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë