Subscribe

Banorët në fshatrat e Derjanit dhe Macukullit, në Bashkinë e Matit vazhdojnë të jenë në ankth nga tërmetet.

 

Në një kohë kur banesat e tyre janë të pabanueshme, forcat e ushtrisë kanë vënë në dispozicion të 8 familjeve çadra ku mund të kalojnë natën

 

Por për familjen me13 anëtarë në fshatin Dukagjin, një çadër nuk është e mjaftueshme. Ferit Bushi shprehet se çadra nuk mund ti strehojë te gjithë e për këtë arsye ai është i detyruar te flejë jashtë.

 

Besim Xhetani është një tjetër banor në fshatin Derjan banesa e të cilit është shembur totalisht. Ai kërkon ndihmë për të rindërtuar shtëpinë.

 

Ndërkohë tetë grupe janë në terren dhe vlerësojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 Gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *