Pas bllokimit te rrugës në orët e pasdites, banorët e unazës së re hoqën edhe barrierat e vendosura më herët nga kompania ndërtuese.

 

Ata sulmuan edhe rrjetat e vendosura në kantierin e ndërtimit.

 

Policia që shoqëroi protestën nga larg, nuk ndërhyri për të ndaluar dhunimin e tabelave dhe pajisjeve të tjera.

 

Në tubim ishin dhe deputetë të opozitës. Ata thanë se Veliaj mashtroi opinionin, pasi nuk bashkëbisedoi me banorët, por me disa persona që janë punonjës të bashkisë që drejton.

 

Më herët gjatë ditës dhjetëra familje të Astirit protestuan me flamurin kombëtar.

 

Ndërkohë, bllokimi i rrugës shkaktoi radhë të gjata trafiku. Shumë prej shoferëve u detyruan të ndërrojnë korsinë e rrugës, duke kaluar bordurën ndarëse.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *