Banorët e fshatrave Lubonjë, Rehovë e Roshanj në Korçë kanë bllokuar rrugën kryesore Korçë-Vithkuq duke mos lejuar lëvizjen e mjeteve te kompanise TAP.

 

Protesta e banorëve të këtyre fshatrave vjen pasi mjetet e rënda të kësaj kompanie kanë dëmtuar rrugën që të çon në fshatrat Lubonjë, Rehovë e Roshanj. Banorët i kërkojnë kompanisë që të rikthejë këtë aks në gjendjen e mëparshme, ashtu si është e parashikuar në kontratë.

 

Ndërkohë në reagimin e TAP bëhet me dije se është informuar në lidhje me kërkesën e disa banorëve të fshatrave Lubonjë, Rehovë dhe Roshanj, Bashkia e Korçës, për rehabilitimin e rrugës që lidh këto fshatra me segmentin rrugor Korçë – Vithkuq.

 

“TAP dhe kontraktori i tij i ka informuar këto komunitete se sapo të përfundojnë aktivitetet e ndërtimit të projektit në atë zonë kjo rrugë do të rehabilitohet në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë ky segment rrugor po mirëmbahet nga kontraktori i TAP. Kjo është e njëjta përqasje që është ndjekur edhe në zona të tjera ku ka pasur punime për ndërtimin e gazsjellësit.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *