Per mese dy orë, banoret e Tovoicës protestuan këtë të premte para bashkisë së Lezhës. Ata kërkojnë që të shtrohet sa më parë me asfalt aksi rrugor prej 22 km, i cili është shumë i dëmtuar. Protestuesit thanë se politika i ka mashtruar dhe i ka diskriminuar, dukë i lënë jashtë çdo investimi. Ata paralajmëruan se do të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit, si dhe do të bllokojnë rrugën nacionalë Lezhë – Shkodër, në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasysh. Tubimit i është bashkuar edhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ky i fundit tha se kjo rruge mbetet prioritet i njësisë qe drejton, por ai nuk ka gjetur mbështetje financiare nga qeveria.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *