Një grup mjekësh amerikanë kanë zbarkuar në juglindje ku po kryejnë kontrolle mjekësore në Bashkinë e Maliqit.

 

Ata ndodhen në këtë bashki prej katër ditësh dhe mësohet se deri më tani kanë bërë më shumë se 1700 kontrolle.

 

Mjekët I kanë kryer vizitat në qytetin e Maliqit dhe në disa fshatra të kësaj njësie administrative.

 

Mungesa e mjekëve dhe e specialistëve të mirëfilltë ka ndikuar që stafi mjekësor amerikan të fokusohet në këtë zonë, nga ku krahas vizitave ata kanë dhururar për pacientët edhe medikamente e syze optike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *