E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Banorët e Librazhdit se përballojnë dot rritjen e çmimit të druve

Rritja e çmimit të druve po bëhet gati-gati e papërballueshme për zonën e Librazhdit.

Banorët shprehen se për ta është e pamunduar që të përballojnë çmime që arrijnë deri në 45 mijë lekë të vjetra për m3.

Një pjesë e mirë e tyre janë pensionistë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dru aq sa të shtyjnë dimrin, pasi në këtë zonë malore ai është i ashpër dhe i gjatë.

Një shqetësim që e ngrenë banorët është fakti se kjo zonë është e pasur me pyje dhe rastet e sekuestrimit nga ana e organeve të drejtësisë të druve të prera në mënyrë të paligjshme, janë të shpeshta. Aktualisht një m3 dru në këtë zonë kushton nga 45 deri në 50 mijë lekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë