Situata në dy ishujt greke Lesbos dhe Hios vijon të mbetet kaotike.

Përplasjet mes forcave të policisë e banorëve të ishullit janë përshkallëzuar dhe për pasojë mbeten të lënduar më shumë se 60 persona, prej të cilëve 43 oficerë policie. Gjithashtu 12 persona u arrestuan për ushtrimin e dhunës. Banorët e ishujve kundërshtojnë ndërtimin e qendrave të reja për emigrantët.

Autoritetet lokale shpallën një grevë 24-orëshe dhe organizuan protesta në ishujt Lesbos dhe Hios, për të kundershtuar planet e qeverisë. Situata u përkeqësua dhe qeveria e Kiriakos Micotaqis tërhoqi nga ishulli forcat policore të ndërhyrjes së shpejtë me qëllim uljen e tensioneve.

Shefi i qeverisë pritet të mbledhë edhe kreret e bashkive të dy ishujve pasi projekti i  ndërtimit nuk do të anulohet.

Autoritetet në Athinë janë zotuar të ndërtojnë qendra të reja për të zëvendësuar objektet e mbipopulluara në Lesbos, Samos, Hios, Leros dhe Kos.

Të pesë ishujt shtrihen në një zonë ku qindra mijëra migrantë janë përpjekur të kalojnë detin në rrugën për në Evropë vitet e fundit. Vonesat në procesin e azilit, shoqëruar me fluks të rritur migrantësh, çuan në një përkeqësim të kushteve të jetesës në kampet ekzistuese

Lesbos, me një popullsi prej 85,000 banorësh, tani ka më shumë se 21,000 emigrantë, sipas të dhënave zyrtare.Afro 60,000 refugjatë mbërritën në ishujt Grek vitin e kaluar, pothuajse dyfishi i numrit të regjistruar ne vitin paraardhes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *