Subscribe

Prishja e 22 objekteve në Himarë që do t’i hapë rrugën planit për rivitalizimin e qendrës së qytetit, ka sjelle reagimin e ashpër te banorëve.

 

Dëgjesa publike me banorët në Himarë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie këtë te premte. Në takimin ishte ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

 

Banoret kërkuan të futen te gjithë në takim dhe jo sipas listave qe ishin përgatitur me pare. Por kjo kërkesë u rrezua dhe në dëgjesë mori pjesë një përfaqësi e caktuar nga bashkia e Himarës.

 

Më herët ne vendin ku te dërguarit e qeverise zhvillonin dëgjesën publike ishin vendosur parulla ku shkruhej. “Himara e krishtere nuk do skllavërohet. Larg nga toka jone oligarkët dhe mafia.”

 

Disa ditë më parë nga Vlora, ministri Gjiknuri premtoi se do te zbatohet ligji, ndërsa banoret pretendojnë shpronësim jo vetëm për objektet qe pritet te shemben,  por edhe për truallin ku ato janë ndërtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *