E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Banorët e Godoleshit në protestë

Banorët e fshatit Godolesh në qendrën administrative të Labinot-Fushë kanë protestuar paraditen e se hënës para bashkisë së Elbasanit. Arsyeja e kësaj proteste është indiferenca që ka treguar ky institucion në riparimin e rrugës së prishur prej më shumë tre muajsh. Ata kanë kërkuar nga kreu i Bashkisë Sejdini, të gjejë zgjidhje dhe të mos e politizojë situatën. Një pjesë e banorëve thonë se kjo indiferencë e bashkisë, ka prapavijë politike, sepse në zgjedhjet e fundit lokale, kanë votuar djathtas. Në këtë fashat janë rreth 300 familje që prej tre muajsh janë të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së rrugës. Edhe pse ata e kanë ngritur prej kohesh shqetësimin, nuk është dhënë asnjë zgjidhje. Nga ana tjetër, përfaqësues të bashkisë shprehen se shumë shpejt do të filloje ndërhyrja me një plan konkret për riparimin e rrugës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë