Subscribe

Banorët e zonës së Astirit, për herë të tretë kanë dalë në protestë pasditen e kësaj të hëne duke bllokuar të dy krahët e unazës së re.

 

Banorët kanë bllokuar kalimin për më shumë se gjysmë ore, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive dhe bizneseve të cilët preken nga projekti i zgjerimit të rrugës.

 

Në këtë zonë, ndërtesat e ndërtuara datojnë pas viteve 90, përgjate segmentit  nga pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”.

 

Ata pranojnë se objektet janë të palegalizuar, pasi zona është në zhvillim. Për këtë arsye banorët i druhen prishjes, pamundesisë për të marrë dëmshpërblim  dhe frikës se do të mbeten në qiell të hapur.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *