Subscribe

Prej një jave banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras po mbajnë të bllokuar rrugën në lagjen e tyre, në shenjë proteste për mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë aty.

 

Paraditen e kësaj të hëne dhjetëra forca policore tentuan të largojnë banorët me  forcë për të hapur rrugën, por duket se nuk ia dolën.

 

QYTETARE

1-Kemi merak  për fëmijët, detyrohemi të lëmë punën për t’i shoqëruar ata në shkollë, shto këtu edhe  zhurmën, pluhurit dhe baltën që krijohet si pasojë e lëvizjes së mjeteve të rënda.

 

2-Nuk i kemi lënë me kalu, na ka tronditur shtëpinë, fëmijët e të sëmurët.  Dua të më lënë të qetë në shtëpine time!

 

Qarkullimi i automjeteve  të tonazhit të lartë, që shfrytëzojnë inertet në kodrat e qytetit të Mamurrasit, është prej vitesh shqetësim për banorët e kësaj lagjeje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *