E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Banon kritika Trump: Gaboi me shkarkimin e shefit të FBI-së

Ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë Stiv Banon, i njohur si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Trump, tha se shkarkimi i ish-shefit të FBI-së Xhejms Komei është një ndër gabimet më të mëdha në historinë politike moderne.

 

Gjatë një intervistë për mediat amerikane, Banon u shpreh se nëse Xhejms Komei nuk do të ishte pezulluar nga puna, sot SHBA-të nuk do të kishin një prokuror të posaçëm dhe as një hetim të gjerë per implikimin rus ne garën presidenciale.

 

Vetëm një javë më parë, grupi hetimor i Kongresit Amerikan mori në pyetje djalin e presidentit Trump, në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë. Largimi i Komeit shkaktoi një furtunë të vërtetë politike në Shtëpinë e Bardhë.

Vazhdo të lexosh